Bayerni i papërmbajtshëm, shkatërron Schalken

Bayerni ka fituar derbin ndaj Schalkes me rezultat të thellë prej 5 me 0.

Ishte ylli polak Robert Lewandowski ai që e hapi serinë e golave, qysh në minutën e gjashtë të takimit.

Shifrat i dyfishoi Thomas Muller në minutën e 45+2, pas asistimit nga Goretzka, i cili në minutën e 50 shënoi golin e tretë në këtë takim për bavarezët.

Kurse golin e katërt e shënoi pas tetë minutave, Alcantara.

E goli i fundit ishte një autogol nga Kabak në minutën e 89.

Bayerni me këtë fitore ngushton diferencën në vetëm një pikë me liderin Leipzigun, dhe në vendin e dytë tani ka 39 pikë. Kurse Schalke në vendin e pestë ka 33 pikë.