Manchester United dhe Chelsea do të përballen me konkurrencën e Bayern Munich për nënshkrimin e Jadon Sanchos.
19 vjeçari pritet të largohet nga Borussia Dortmundi këtë verë, kur do t’i kenë mbetur edhe dy vite kontratë.
Ole Gunnar Solskjaer e ka bërë prioritet nënshkrimin me Jadon Sanchon që pas emërimit trajner i Manchester United.
‘Djajtë e Kuq’ nuk janë skuadra e vetme e interesuar për të, pasi në garë kishte hyrë menjëherë edhe Chelsea.
Por, interesimi për talentin anglez ka vazhduar të rritet, me ‘Metro.co.uk’ që raporton se Bayern Munich tani po kërkon shërbimet e 19 vjeçarit.
Bayern Munich shpesh kanë blerë nga Dortmund në vitet e fundit, duke transferuar lojtar si Robert Lewandowski, Mats Hummels dhe Mario Gotze







