Bayerni fiton derbin ndaj Dortmundit

Bayern Munichu ka fituar derbin e madh gjerman ndaj Borussia Dortmundit me rezultatin 3:2.

Kampioni në fuqi të shtunën në “Signa Iduna Park” ka marrë tri pikë të mëdha në luftë për titull të kampionit.

Pjesa e parë u karakterizua me raste të shumta, ku u shënuan tri gola. Julian Brandt i kaloi vendasit në epërsi në minutën e pestë për 1:0.

Vetëm katër minuta më vonë barazoi sulmuesi Robert Lewandowski, në 1:1.

“Bavarezët” shënuan edhe në minutën e 44-të me Kingsley Coman për 2:1.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Me të nisur pjesa e dytë vendasit barazuan rezultatin. Ishte Erling Haaland që shënoi gol të bukur për 2:2.

Por golin e fitores për Bayernin e shënoi Lewandowski nga pika e bardhë për 3:2.

Bayern Munichu është lider në Bundesliga me 34 pikë katër më shumë se Dortmundi, që është në vendin e dytë.