Bayerni dhe Lewandowski arrijnë marrëveshje për rinovimin e kontratës deri më 2023

Lewandowski mund të pensionohet te Bayern Munich. Sipas Sky Sport, atij i është ofruar rinovimi deri më 2023.

Vitin e kaluar ishte pranë largimit nga Bayern Munich. Robert Lewandowski kishte kërkuar nga klubi gjerman që ta lërë të lirë, por drejtuesit e Bayernit nuk ishin pajtuar.

Tani ka ndryshuar situata krejtësisht. Sipas Sky Sport, Lewandowski dhe Bayern Munich janë pajtuar për rinovimin e kontratës.

Sipas Sky Sport, kampioni i Bundesligës tashmë ka negociuar me reprezentuesin e Lewandowskit, Pini Zahavi, dhe palët kanë arritur marrëveshje.

Lewandowski do ta hedhë të zezën mbi të bardhë deri më 2023.

Lewandowski është pjesë e Bayern Munich që nga viti 2014. Ai ka bërë 242 paraqitje për bavarezët dhe ka shënuar 191 gola.