Bayerni dëshiron ta ‘shpëtojë’ Balen nga Real Madridi

Bayern Munichu është klubi i fundit që po interesohet për transferimin e anësorit të Real Madridit, Gareth Bale.

Trajneri i Bavarezëve, Niko Kovac, është në kërkim për të shtuar mundësitë e tij sulmuese pas largimit të legjendave të klubit Franck Ribery dhe Arjen Robben.

Sipas mediumit britanik The Sun, trajneri kroat e ka etiketuar yllin e Real Madridin, Bale, si pasuesin e dy legjendave të larguara.

Bayerni është i përgatitur të paguajë pagën e lojtarit prej 350 mijë funtesh në javë në baza të përkohshme, një shifër që po pengon klubet e Ligës Premier.

Bavarezt janë gati t’i ofrojnë Balet një marrëveshje huazimi njëvjeçare për tu larguar nga Mbretërit, ku nuk po ndihet i lumtur me Zinedine Zidanen.

Përveç Bayernit në garë për lojtarin janë edhe skuadrat angleze, Manchester Unitedi dhe Chelsea, ndërsa pëlqehet edhe nga italianët e Interit.