Bayern triumfon në kupë, Kovac shkruan historinë (VIDEO)

Bayern Munich ka fituar për të 19-ën herë Kupën e Gjermanisë pasi ka mposhtur RB Leipzig me rezultatin e pastër 3-0 në Olympiastadion të Berlinit.

Kjo është hera e 12-të që bavarezët kanë kompletuar dopietën, pra kampionatin dhe kupën.

Ndërkohë Niko Kovac ka shkruar historinë si i pari që feston dopietën si lojtar dhe trajner i Bayernit.

Nuk ka qenë një ndeshje aq e thjeshtë sa duket për Bayern, pasi Leipzig ka rrezikuar shumë herë, por një Neuer i kohëve të vjetra ka ruajtur rrjetën e tij të paprekur.

Ishte Robert Lewandowski ai që kaloi të tijtë në avantazh në minutën e 29’ të takimit.

Pas pushimit, Leipzig është munduar me çdo mënyrë të barazojë rezultatin, por ka qenë i pafat teksa përballë ka pasur një Neuer spektakolar.

Kinglsey Coman ka shënuar golin e qetësisë në minutën e 78’ përpara se Lewandowski të siguronte fitoren me golin e tij shtatë minuta më pas.