Bayern shkon 5 pikë larg Dortmundit, merr fund makthi i Robbenit (VIDEO)

Bayern Munich kanë hedhur një tjetër hap drejt titullit në Bundesliga.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë kanë mundur 3-1 Hannoverin e vendit të fundit në shtëpi dhe kryesojnë renditjen me një avantazh prej pesë pikësh nga Dortmund, që do të luajë më vonë (18:30) në fushën e Werder Bremen.

Pas një pjese të parë të mbyllur në avantazh 2-0 falë golave të Lewandowskit (27′) dhe Goretzkas (40′), dukej se vendasit do të merrnin një fitore të lehtë, por nuk ka qenë kështu.

Miqtë, në fakt, kanë ngushtuar diferencat me penalltinë e transformuar në minutën e 51-të nga Jonathas. Ky ka qenë goli i 2000-të i pësuar nga Bayern në Bundesliga.