Bayern rimerr vendin e parë me “poker”, Coman shkëlqen pas sherrit

Bayern Munich i është kundërpërgjigjur Borussia Dortmund-it me një fitore 4-1 në fushën e Dusseldorf-it.

Verdhezinjtë kishin marrë përkohësisht kreun e Bundesliga-s pas fitores së djeshme kundër Mainz-it, por bavarezët janë kthyer të kryesojnë më një pikë avantazh ndaj tyre (67 me 66).

Ylli i takimit ka qenë francezi Kingsley Coman, protagonist i një sherri me Robert Lewandowski-n në stërvitje tri ditë më parë. Kjo përplasje duket se i ka bërë mirë 22-vjeçarit, i cili ka realizuar dy golat e parë të bavarezëve (15′, 41′).

Gjithashtu, Coman ka realizuar për herë të parë pesë gola në një sezon të Bundesliga-s. Goli i tretë për miqtë është realizuar nga Gnabry në minutën e 55-të, ndërsa ka qenë Lukebakio që ka shënuar me penallti për vendasit në minutën e 89-të para se Gortezka të fiksonte rezultatin në 4-1 tri minuta më pas.

Ma takimin e sotëm, Bayern ka arritur të shënojë gol në 22 ndeshjet e fundit të Bundesliga-s, që është edhe ecuria më e mirë e bavarezëve në 5 vitet e fundit.