Bayern “poker” ndaj Atleticos, Liverpool-it i mjafton një autogol, “ngec” Inter

Mbyllet java e parë e ndeshjeve në grupe të Uefa Champions League.

Pas humbjes së Real Madrid në ora 18:55, sfidat e ores 21:00 kanë folur në favor të ekipeve pretendente, përjashtuar këtu Interin që nuk mundi të fitonte përballë gjermanëve të Borussia Monchengladbah.

Zikaltrit edhe pse kaluan të parët në avantazh me anë të Lukaku në minutën e 49, nuk arritën të ruanin avantazhin duke u ndëshkuar në minutën e 63 nga Bensebaini që u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit dhe në minutën e 85 nga Hoffman, raporton ora News.

Kur u mendua se fitorja po shkonte për gjermanët mendoi sërish Lukaku, i cili barazoi shifrat në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Fitore bindëse për kampionët në fuqi të Europës, Bayern Munchen që mposhti pastër dhe thellë 4-0 Atletico Madrid.

Fitore edhe për Liverpool, Atalantan dhe Manchester City-n.

Ndeshjet e rradhës luhen në datat 27 dhe 28 tetor ku spikat supersfida Juventus-Barcelona.

Ja rezultatet e ditës së sotme: