Bayern Munichu i vë ultimatum Chelsean për Mats Hummels

Bayern Munichu ia ka bërë të qartë Chelseat se duhet t’i ketë gatshme rreth 33 milionë euro deri më 14 janar, nëse e dëshiron Mats Hummelsin, sipas Sun.

Të kaltrit janë në kërkim të përforcimeve në mbrojtje, dhe e kanë identifikuar qendërmbrojtësin gjerman si lojtar ideal për mbrojtjen.

Megjithatë, Chelsea duhet t’ia paguajë kampionit gjerman 33 milionë euro muajin e ardhshëm për t’i siguruar shërbimet e Hummels.

Hummels e ka humbur vendin e titullarit të padiskutueshëm në skuadrën e Niko Kovacit.

Ai është i interesuar t’i bashkohet gjigantit anglez, por Bayerni i ka vënë ultimatum Chelseat deri më 14 janar për ta finalizuar transferimin, në mënyrë që vetë klubi bavarez të gjejë një zëvendësues të gjermanit para se afati kalimtar i janarit të mbyllet