Bayern merr fitoren e radhës drejt titullit kampion

Kanë përfunduar katër ndeshjet tjerat të javës së 30-të në Bundesligën gjermane.

Skuadra e Bayern Munich ka arritur fitore të lehtë në udhëtim tek Bayern Leverkusen me rezultat 2:4.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit, të cilët arritën të shënon qysh në minutën e 10-të me anë të Alario, mirëpo mysafirët arritën qysh në pjesën e parë të përmbysin disavantazhin, duke shënuar tri herë.

Ishte Coman i cili në minutën e 27-të barazoi shifrat ndërsa për epërsinë e Bayernit shënuan Goretzka në minutën e 42, dhe Gnabry në minutën e fundit të pjesës së parë.

Sulmuesi, Robert Lewandowski ishte ai i cili shënoi golin e katër për mysafirët, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Florin Ëirtz, i cili shënoi në minutat e fundit të ndeshjes.