Në Athinë

Bayern fiton dhe merr vendin e parë në grup

Bayern Munchen ka fituar në Athinë kundër AEK’ut me rezultat 0-2, në një ndeshje që bavarezëve ju deshën 60 minuta për ta zhbllokuar rezultatin. Me këtë fitore, Bayern arrin në kuotën e shtatë pikëve, derisa grekët ngadalë duket se duhet të përshëndetën nga kalimi në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve

Skuadra e Niko Kovac, Bayern Munchen ka arritur fitore me rezultat 0-2 kundër AEK’ut të Athinës sonte, në një ndeshje që e dominuan bavarezët por që rezultati u zhbllokua pas një ore loje.

Pjesa e parë ishte shumë me e mirë për “Die Rotten” të cilët patën disa mundësi për të kaluar në epërsi me Gnabryn që pati disa mundësi të mira për të shënuar gol.

Megjithatë rezultati nuk u zhbllokua në pjesën e parë, edhe pse AEK u tregua disa herë shumë i rrëzikshëm me kundërsulmet që organizuan kundër gjermanëve.

Në pjesën e dytë AEK fillojë me mirë dhe ishte afër për të shënuar edhe golin e parë të epërsisë.

Por, kjo nuk ndodhi!

Në momentet më të mira të grekëve në skenë doli Javi Martinez që zhbllokoi rezultatin në minutën e 62’të.

Dy minuta më vonë Bayern shënon edhe golin e dytë. Kësaj radhe i saktë ishte nga afërsia sulmuesi polak, Robert Lewandowski.

Me këtë fitore Bayern ngjitet në kuotën e 7 pikëve dhe merr vendin e parë, tri më shumë se Ajax që sonte luan kundër Benficës në Amsterdam Arena duke filluar nga ora 21:00.