Ambasadori i SHBA-së

Baton Haxhiu tregon se si i hyri Chris Hilli në zyrë në luftë: What is this sh*t-newspaper?

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka deklaruar mbrëmë për mediat serbe se aktualisht Serbia është më afër NATO-s se Kosova, deklarata e tij ka nxitur shumë reagime dhe është duke u diskutuar aktualisht në Pressing.

Gazetari Baton Haxhiu tregoi një përvojë të tij sesi në vitin 1998 kishte pasur problem me ambasadorin Hill.

“Në tetorin e vitit 1998 kemi pas shumë problem me Christoper Hill, ai në një moment edhe ka ardhë në Prishtinë dhe ka thënë “what is this shit newspaper”, kur e kemi botu draftin për autonomi”, tha Haxhiu.

“Ka qenë i ashpër dhe ka qenë herë pas herë që ka dashtë me kry punë duke mos zënë në gojë pavarësinë fare. Dmth pavarësia s’ka qenë në rend dite fare. Por në këtë moment realisht është një gjeneratë politike e cila nuk e ka asnjë flokë të bardhë te vetja e tyre dhe njerëzit që s’kanë flokë të bardhë nuk kanë memorie”, tha më tej Haxhiu.