Batatinës nuk i pëlqen as VAR-i, ankohet në referim

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është shprehur i pakënaqur me referimin në ndeshjen Drita – Llapi, edhe pse tani gjyqtarët ndihmohet nga teknologjia e VAR-it. 

Ashtu si në sezonet e fundit, Batatina është shprehur kritik ndaj gjyqtarëve. Ai ka kritikuar gjyqtarin Vigan Ibdërdemaj për anulimin e golit ndaj Dritës. 

“Isha shumë afër dhe ne shfrytëzuam gabimin e ekipit kundërshtarë ne morëm topin pastër dhe arritëm të shënonim. Mendoj që nuk kishte arsyeje të anulohet goli por në këto derbi gjyqtarët duhet të janë të kujdesshëm. Kemi gjyqtarë me përvojë që të gjykojnë derbit. Nuk është dashur të anuloj golin. Kemi udhëtuar për tri pikë në këtë ndeshje por jam i kënaqur edhe me këtë pikë. Kishim mundësit tona të cilat nuk i shfrytëzuam’’, deklaroi ai.