Batatina thumbon Munishin pasi tha se ishte në syneti

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi sot gjatë ditës deklaroi për Indeksonline se nuk ka mundur ta shikonte ndeshjen Prishtina – Llapi sepse ka qenë mysafir në një syneti.

Ndërsa reagimi i trajnerit të Llapit, Tahir Batatina ka qenë i shpejtë.

Ai ka komentuar në Facebook duke i bërë thirrje Munishit t’i shpejtojë vizitat në syneti.

“Ma mir të bjen mej shpeshtu synetit sivjet sidomos kur lun Llapi” ka shkruar Batatina.