Batatina thotë Llapi e meriton të fitojë Kupën, Veliun e krahason me Rashicën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është i ngazëllyer me kalimin e skuadrës së tij në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Llapi eliminoi Trepçën ’89, duke e mposhtur si mysafir me rezultat 2:1.

“E kemi ditë që na pret një ndeshje e vështirë. Trepça ’89 bënë lojë të mirë këtu dhe e kemi ditur këtë. Kemi ardhur për të fituar dhe ia dolëm. Kemi sulmuar dhe në fund e kemi marrë atë që e kemi dashur. Gjysmëfinalen e kemi arritur me meritë. Kemi vite që kemi investuar. Vazhdojmë në gjysmëfinale. Kupa e Kosovës është synimi jonë. Duhet të punojmë shumë. Llapi i legjendave, i Fadil Vokrrit dhe legjendave tjera e meriton ta ketë një trofe. Rreferimi ishte në nivel”, tha Batatina.

Ai lavdëroi lojtarët e tij për angazhimin. Ahmed Januzin e quajti si armë të fortë të ekipit, kurse për Valmir Veliun mendon se do të bëhet sikur Milot Rashica.