Llapi

Batatina pas ndeshjes me Gjilanin: E merituam fitoren

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë pas ndeshjes së fituar ndaj Gjilanit të shtunën se e ka ditur që do të ketë vështirësi.

Llapi fitoi 2:1, por e rrezikoi në fund fitoren.

“I përgëzoj djemtë për angazhimin, për lojën. Merituam fitoren. Djemtë dhanë maksimumin dhe ishim të vetëdijshëm se luajmë ndaj Gjilanit që ka lojtarë cilësorë. Në pjesën e parë kërkuam që duke dhënë maksimumin të bëjmë edhe gola. Realizuam dy gola, e më pas kërkova menaxhimin e rezultatit. Pranuam një gol sepse desha të bëj rifreskim në skuadër, ishte ndryshim taktik. Kishim edhe ne rastet tona në pjesën e dytë. Megjithatë, jemi të kënaqur me lojën dhe me djemtë që dhanë maksimumin. E kemi analizuar kundërshtarin dhe i bllokuam armët e tyre të forta”, ka thënë Batatina për “ArtMotion” pas ndeshjes. /Ballkani.info