Batatina: Kualifikimi është arritur fal punës e angazhimit

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se fal punës dhe angazhimit të lojtarëve, skuadra e tij ka arritur në finalen e Kupës së Kosovës në futboll.

Ai pas ndeshjes e vlerësoi lartë skuadrën e Prishtinës, por që kualifikimin e sheh me meritë.

“Kem mposhtur rivalë të fortë si Prishtina e Trepça ’89. Kjo është me meritë, pasi kemi mposhtur skuadra që janë në kreun e tabelës. Prishtina në ndeshjen e parë ishte e lodhur nga ndeshja me Ballkanin. Mund të them se e dhamë më të mirën, pavarësisht se disa lojtarë ishin duke agjëruar”, tha Batatina. “Ta sjellim Kupën e Kosovës, trofeun e parë, do të ishte gjëja më e rëndësishme për mua, kryesinë dhe lojtarët. Bëmë maksimumin. Kam bërë disa ndryshime për shkak që disa lojtarë kanë rrezikuar me kartonë për t’u mos u paraqitur në finale. Kjo finale është për të gjithë qytetarët e Podujevës. Finalja do të jetë pas ramazanit dhe shpresojmë që do të jetë më e lehtë”.