Tahir Batatina

Batatina: E dominuam Ballkanin, merituam fitoren

Ballkani dhe Llapi kanë luajtur baras 0-0 në derbin e xhiros së 26-të në elitën e futbollit kosovar.

Ka qenë një ndeshje që Llapi kishte më shumë raste të krijuara, por që nuk arritën t’i finalizonin.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina pas ndeshjes ka thënë se rezultati nuk ishte real, pasi skuadra e tij meritoi fitoren.

Sipas Batatinës qysh në pjesën e parë është dashur të kenë epërsi 3-0 në bazë të rasteve të krijuara.

“Barazimi nuk ishte rezultat real. Është dashur të ishte 3:0 që në pjesën e parë. Dominuam. Djemtë i përgëzoj për angazhimin. Ballkani në minutat e fundit e pati një rast, ndërsa në pjesën e parë, 90% të lojës e kemi luajtur në fushën e kundërshtarit”.

“Kemi bërë maksimumin. Është pikë kampioni për Llapin. Do ta bëjmë maksimumin në ndeshjet e ardhshme. I kemi dy ndeshje në shtëpi”.

“Ka ardhur pjekuria e Llapit, qyteti, tifozët dhe legjendat e futbollit llapjan, meritojnë titullin e kampionit”, ka thënë Batatina për “ArtMotion”.