Tahir Batatina

Batatina: Do të kërkojmë nga FFK që Visar Kastrati mos t’i referojë më Llapit

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, në deklaratën e dhënë pas barazimit ndaj Fushë Kosovës ka pasur ankesa në referim. Ai është ankuar kryesisht te referi i VAR-it, Visar Kastrati, për të cilin ka thënë se ka diçka kundër ekipit të tij.

“Kam thënë edhe më herët se nuk dëshiroja të flas për gjërat tjera në ndeshje pos taktikës dhe rrjedhës së lojës, por nuk e di çka ka Llapi me gjyqtarin Visar Kastrati. Llapi e di që s’ka asgjë me të. Por, po del që Visari është një prej arbitrave që është kundër Llapit. Një gol i anuluar… Rastet diskutabile tonat që i kishim, asnjëherë s’u thirr VAR-i! Dominuam lojën, por fati s’ka qenë në anën tonë. Dy shtylla, një penallti e padhënë… Por mendoj që nuk i kontribuon futbollit anulim i golit të tillë, këto vendime ndikojnë negativisht, ndërsa ne do të bëjmë kërkesë zyrtare që Visari mos ta referojë më Llapin…” ka thënë ndër të tjera Batatina pas ndeshjes. /Ballkani.info