Gjilan

Bastisen disa lokale te natës në rajonin e Gjilanit, identifikohen 16 valltare nga Kosova dhe Shqipëria

Policia e Kosovës dhe njësitet kundër trafikimit me qenje njerëzore nga drejtoria e Përgjithshme kanë bastisur disa lokale të natës në Rajonin e Gjakovës, ku janë identifikuar duke punuar si këngëtare/valltare dhe instrumentalist gjashtëmbëdhjetë persona.

Prej tyre pesë shtetase te Republikës së Shqipërisë, dhe njëmbëdhjetë shtetas/e të Republikës së Kosovës, njofton PK, transmeton Ballkani.info.

Gjatë legjitimimit te personave në lokalin “Adriatika”, tek një person shtetas i Republikës së Kosovës, është gjetur një armë e ftohtë- thikë, e cila është sekuestruar.

Ky është njoftimi i plotë:

Bazuar në Strategjinë Nacionale Kundër Trafikimit dhe Planin e Veprimit 2015-2019, Planin dhe Objektivat , Policia e Kosovës njësitet kundër trafikimit me qenje njerëzore nga drejtoria e Përgjithshme, me qellim të luftimit të të gjitha formave të trafikimit me qenie njerëzore, me datë 23 tetor 2018 duke filluar nga ora 22:45, në mbështetje të NJSOPrishtinë, Njësisë për Migrim dhe të Huaj, Inspektoret Komunal-Gjilan, ATK-së dhe Inspektorët e punës, kanë vazhduar me implementim të Planit Operativ “ Tetori 2018”. Me këtë rast, janë kontrolluar dy lokale: “Rolex” në fshatin Bresalc, dhe “Adriatika” në magjistralen Gjilan-Kamenicë, që të dyja në komunën e Gjilanit.

Në këto lokale, janë hasur dhe identifikuar duke punuar si këngëtare/valltare dhe instrumentalist gjashtëmbëdhjetë (16) persona.

Prej tyre pesë (5) shtetase te Republikës së Shqipërisë, dhe njëmbëdhjetë (11) shtetas/e të Republikës së Kosovës. Gjatë legjitimimit te personave në lokalin “Adriatika”, tek një person shtetas i Republikës së Kosovës, është gjetur një armë e ftohtë- thikë, e cila është sekuestruar nga njësia reaguese e stacionit policor në Gjilan, të cilët edhe kanë proceduar tutje me rastin.

Inspektorët/zyrtarët e ATK-së, ndaj pronarëve të lokaleve për shkak të parregullsive dhe mosgatishmërisë për të prezantuar dokumentacionin e kërkuar, do të ndërmarrin masa adekuate konform ligjeve në fuqi. Policia e Kosovës do të vazhdoj të jetë e pa kompromis me të gjithë ata në në çfarë do formash bien në kundërshtim me normat dhe ligjet në fuqi.