Kombëtarja e Kosovës të premten zbret në Bukuresht ku do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve.

Dardanët ndeshen me Rumaninë në sfidën kryesore të grupit pasi të dyja kombëtaret po luftojnë për pozitën e parë në këtë grup i cili përveçqë dërgon direkt në Ligën B ajo hap rrugë edhe për kualifikim në Kampionatin Botëror, shkruan Ballkani.info.

Ndeshja e parë u fitua bindshëm nga rumunët në “Fadil Vokrri” me rezultat 3:0 dhe kjo ka bërë që kompanitë e basteve edhe këtë herë ta favorizojnë atë.

Kështu fitorja e Rumanisë kap kuotën 1.85, ajo e Kosovës 3.80 ndërsa barazimi ka kuotë 3.75.

Ndeshja Rumania – Kosova, luhet të premten nga ora 20:45. /Ballkani.info