‘Bashkimi i Qytetit’ në Ferizaj, Haradinaj: Vizioni ynë për ndryshim ngadhënjen kundrejt filozofisë së mashtrimit

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është gëzuar përfundimit të projektit infrastrukturor “Bashkimi i Qytetit” në Komunën e Ferizajt.

Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se përkundër pengesave gjatë rrugës, ky projekt u bë realitet.

“Në Ferizaj, përfundoi projekti më i rëndësishëm që nga pas lufta. “Bashkimi i Qytetit” një prej projekteve infrastrukturore të qeverisë Haradinaj 2, do e bashkojë përgjithmonë qytetin. Përkundër kundërshtimeve e pengesave gjatë rrugës, ky projekt, kjo ëndërr u bë realitet”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Ferizaj u bashkua!

Në Ferizaj, përfundoi projekti më i rëndësishëm që nga pas lufta. “Bashkimi i Qytetit” një prej projekteve infrastrukturore të qeverisë Haradinaj 2, do e bashkojë përgjithmonë qytetin.

Përkundër kundërshtimeve e pengesave gjatë rrugës, ky projekt, kjo ëndërr u bë realitet.

Anembanë vendit mund të përjetohen projektet tona që lehtësojnë jetën e qytetarëve. Puna, angazhimi dhe vizioni për ndryshim gjithmonë ngadhënjejnë kundrejt filozofisë së mashtrimit.

Urime të gjithë qytetarëve të Ferizajt!

RH