Bashkimi humb ndeshjen me rezultat zyrtar në BIBL

Skuadra kosovare Bashkimi nuk kishte udhëtuar të martën për ta zhvilluar ndeshjen ndaj skuadrës malazeze Milenijumit për shkak gjendjes së rënduar në ekip si pasojë e gripit që ka kapluar disa lojtarë.

Kjo ka bërë që Bordi I Ligës BIBL ta regjistroi ndeshjen me rezultat zyrtar në favor të skuadrës malazese. Kështu KB Bashkimi edhe zyrtarisht e ka humbur ndeshjen me rezultat 20:0.

Krahas humbjes me rezultatin zyrtar, Bashkimit i është dhënë pika e humbësit për shkak të përpjekjeve maksimale për udhëtim, por që në fund nuk u realizua.