Bashkëshortja e përkujton heroin Agim Ramadani: Ti i fale rinisë dashurinë e shpresën se liria ka ngjyra të bukura

Bashkëshortja Agim Ramadanit, Shukrije Ramadani, ka përkujtuar heroin e madh në 23 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë për ta ndaluar gjenocidin serb.

“Po bëhen 23 vite nga nata kur me zërin tënd të lumtur më thirre në telefonin satelitor e plot vullnet mundoheshe të më bindje përmes telefonit se “liria erdhi, unë po e preki me dorë!”, ka shkruar Shukrije Ramadani në rrjetin social Facebook.

“Në çdo përvjetor të ndërhyrjes së NATO-S, më kujtohen këto fjalë dashuria ime! Ti e preke lirinë, për të cilën na ndihmuan ata që e çmojnë lirinë dhe luftën për të! Përmes armës tënde në mbrojtje të lirisë, i pe ngjyrat që i zbukurove me gjakun tënd të pastër! E ndjeve gjamën e asaj lirie që erdhi përmes zërit të fëmijëve, nënave e të gjithë atyre që thirrën në mbrojtje dhe mbështetje në momentet më tê rënda”, ka shtuar ajo.