Bashkëpartiakët e arsyetojnë me radhë Albin Kurtin, zëdhënësi i tij thotë se atij nuk iu deshën 2 javë për t’i përmbledhur qëndrimet

Përparim Kryeziu, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, i ka dalur në mbrojtje shefit të tij Albin Kurtit, pas fjalimit që erdhi dy javë pas arrestimit të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale.

Kryeziu përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se të tjerëve iu deshën dy javë që të pajtohen me atë që e kishte thënë Kurti.

“Albin Kurtit nuk i janë dashur dy javë për t’i përmbledhur qëndrimet e tij të para pesë vjetëve dhe përgjatë pesë vjetëve për Gjykatën Speciale. Dy javë u janë dashur të tjerëve, e sidomos këto dy javë, që ta kuptojnë e të pajtohen me atë që z. Kurti dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! kanë thënë që para pesë vjetëve e përgjatë pesë vjetëve.”, ka shkruar ai

Reagimi i Kryeziut vjen pasi Kurtit i dolën në mbrojtje edhe bashkëartiakët e tjerë si Arbërie Nagavci e Xhelal Sveçla.