Deputeti

Basha vazhdon sulmet ndaj KPM-së: Vendimi për kanalet ArenaSport është tradhti kombëtare

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka vazhduar me sulme brutale ndaj institucionit të pavarur, Komisionit të Pavarur të Mediave.

Basha ka shkruar se vendimi i KPM-së për t’i kthyer kanalet ArenaSport është tradhti kombëtare.

Postimi pa ndërhyrje:

Mirëmëngjesi,

𝑷𝑺𝑬 𝑩𝑬𝑺𝑶𝑱 𝑺𝑬 Ë𝑺𝑯𝑻Ë 𝑻𝑹𝑨𝑫𝑯Ë𝑻𝑰 𝑲𝑶𝑴𝑩Ë𝑻𝑨𝑹𝑬 𝑽𝑬𝑵𝑫𝑰𝑴𝑰 𝑰 𝑲𝑷𝑴-𝒔ë

(Pjesa 1)

T’premten isha pjesë e një debati në Kuvend ku raportoi Komisioni i Pavarur i Mediave, kjo sepse kishin vendos me i kthy kanalet e sportit te Telekomit të Serbisë që ka postu reklama në përkarhje të terroristave të Radojcicit e Vuciqit!

KPM tha se Telekom Serbija na ka kërku falje, dhe këta ia kishin fal se iu kish dhimtë Telekomi i Serbisë shumë! 𝗧𝗮𝘀𝗵 𝗽𝘆𝗲𝘁𝗷𝗮 ë𝘀𝗵𝘁ë, ç𝗸𝗮 𝗶 𝗯𝗶𝗻𝗱𝗶 𝗞𝗣𝗠-𝗻ë 𝗺𝗲 𝗽𝗿𝗮𝗻𝘂 𝗸ë𝘁ë 𝗳𝗮𝗹𝗷𝗲?

Po besojnë se tash Telekom Serbija ku pronar është Vuciqi nuk e përkrah më Radojçiçin dhe janë pishman për aktin terrorist? A thu në kërkimfalje e kanë pranu Telekom Serbija që Radojçiç është terrorist? Apo ka qenë kërkimfalje me zarf me 100 mijë euro brenda? Ndryshe se di qysh vendos në favor të Serbisë!

Mendone sikur e njejta ngjarje me ndodh në Amerikë, me transmetu dikush reklama në përkrahje të Bin Ladenit, dhe me dal një Bord në SHBA me ia fal kompanisë që e ka përkrah Bin Ladenin! Po e kishin MBYLL ME DRY edhe ia kishin hup çelsi !

Tjetra, a e dini që 𝐊ë𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐢 𝐢 𝐄𝐯𝐫𝐨𝐩ë𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐚𝐫𝐫 𝐕𝐄𝐍𝐃𝐈𝐌 𝐦𝐞 𝐧𝐝𝐚𝐥𝐮 𝐭𝐫𝐚𝐧𝐬𝐦𝐞𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐤𝐚𝐧𝐚𝐥𝐞𝐯𝐞 𝐑𝐔𝐒𝐄 në Evropë 𝐯𝐞𝐭ë𝐦 𝐩ë𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐤 𝐭ë 𝐢𝐧𝐯𝐚𝐳𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐧ë 𝐔𝐤𝐫𝐚𝐢𝐧ë, kurse Serbia na sulmon çdo ditë, dhe kanalet e tyre përkrahin terroristë që vrasin shqiptarë, e KPM i falin dhe lejojnë prapë transmetimin në Kosovë!

Pra cka thuni me besu, që (1) KPM janë më demokrat se Evropa, (2) që iu ka dhimtë shumë Telekomi i Serbisë kur kanë kërku falje, apo (3) ka indidvid brenda KPM-së që janë të SHITUR?

Unë thellë besoj në këtë të fundit, 𝐬𝐞𝐩𝐬𝐞 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐚 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫 𝐧𝐨𝐫𝐦𝐚𝐥 𝐪ë 𝐞 𝐟𝐚𝐥 𝐑𝐚𝐝𝐨𝐣ç𝐢ç𝐢𝐧, 𝐞 𝐚𝐬 𝐚𝐭𝐚 𝐪ë 𝐞 𝐩𝐞𝐫𝐤𝐫𝐚𝐡𝐢𝐧!

𝗡𝗷ë 𝗽𝗹𝗮𝘁𝗳𝗼𝗿𝗺ë 𝗾ë 𝗲 𝗽ë𝗿𝗸𝗿𝗮𝗵 𝘁𝗲𝗿𝗿𝗼𝗿𝗶𝘇𝗺𝗶𝗻 𝗱𝗵𝗲 𝘃𝗿𝗮𝘀𝗷𝗲𝗻 𝗲 𝗽𝗼𝗹𝗶𝗰ë𝘃𝗲 𝘁ë 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃ë𝘀 𝗡𝗨𝗞 𝗸𝗮 𝘃𝗲𝗻𝗱 𝗽ë𝗿 𝗸ë𝗿𝗸𝗶𝗺𝗳𝗮𝗹𝗷𝗲, 𝗲 𝗮𝘀 𝗽ë𝗿 𝗺𝗲 𝗯ë 𝗯𝗶𝘇𝗻𝗲𝘀 𝗻ë 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃ë. 𝗣𝗜𝗞Ë!

I bëj thirrje Bordit që t’ia ndaloj përgjithmonë kanalet e sportit të Telekomit të Serbisë transmetimin në Kosovë, dhe ftoj Prokurorinë të hetoj rastin!

VIDEO BONUS: Reagimi befasues i Glauk Konjufcës kur kryeministri Kurti pyetet për atentatin