Sali Berisha dhe Albana Vokshi rezultatin e referendumit e dhanë në hyrje të selisë së Partisë Demokratike.
Ndërkohë gazetarët e pyetën ish- kryeministrin sesi do ta largojë Bashën nga zyra, një moment që u shoqërua edhe me batuta nga lideri historik.
Si do e largoni Bashën nga zyra? (ai nuk e njeh rezultatin e referendumit)
Ai nuk njeh as veten e tij…kusuri im që ai s’njef veten e tij është mohimi, ai s’njeh as veten.
Sot nuk do ngjiteni lart?
I ka fik dritat (qesh)a paskan ardhur… Me kaq shumë njerëz nuk kisha si ngjitesha.
Cila është lëvizja e radhës?
Lëvizja e radhës është protesta kombëtare. Pastaj kemi një periudhë të ristrukturimit të partisë se këtu ka nevojë urgjente ristrukturimi.
A do jeni në seli?
Do jem në seli, këto ditë… Në seli jemi ne, ai do rrijë aty i rrethuar dhe i kanë vënë dhe dy kundragaz në zyrë, shkoni shiheni.
Ka arsye të ketë frikë?
Njeriu i pa lirë përjeton frikëra dhe terrore të tmerrshme.
Si do kthehet në zyrë kur ai qëndron gjithmonë në zyrë?
Do fillojë grevë urie në zyrë ai. Ta provojë të hyjë në grevë uriepo dojë.
Ju nuk do e prisni poshtë meqë nuk do ngjiteni lart?
Ai mendoj unë të shkojë në lagjen 8, të ulet aty ku lindi të pyesë veten pse u denatyralizua nga lagjja, po të dojë të rrijë deputet i PD. Gara në parti do jetë e hapur, natyrisht ai për këtë shekull i ka larë duart me qytetarët.







