Kreu i PD-së dhe i opozitës, Lulzim Basha për herë të parë ka folur në protestën e shqiptarëve, për projektin e propozuar nga Edi Rama, copëtimin e Kosovës duke i dhënë tokë shqiptare Serbisë.
‘Ai që çoi ministrin e narkotrafikut në Shtëpinë e Bardhë, orët e tij janë të numëruara.
Në këtë betejë kemi miqtë tanë, njerëzit që janë investuar për Shqipërinë, Ballkanin, Kosovën europiane, që i kanë thënë ndal copëtimit të Kosovës për axhendat e armiqve të kombit shqiptar.
Përballë kemi kriminelët që fshihen pas një grushti efektivësh policie. Ne jemi ushtria e njerëzve të lirë. Bashkimi dhe kurajo janë armët tona. Lufta për të drejtat është mburoja jonë. Besimi se Shqipëria do të bëhet si gjithë Europa.
Zonjë midis kombeve europiane’ u shpreh kreu i PD-së Lulzim Basha në fjalën e tij në protëstën tek Parlamenti.







