Baseli me video fantastike për Zhegrovën, dhuron show në prezantim (VIDEO)

Pasi Genku njoftoi gjatë ditës përmes një postimi në faqen zyrtare se ka arritur marrëveshje me Baselin për transferimin e sulmuesit kosovar, tani ka ardhur konfirmimi edhe nga ana e klubit zviceran.

Anësori i ekipit kombëtar të Kosovës i bashkohet Baselit në formë huazimi për një sezon e gjysmë, deri në edicionin 2019/20, me klubin zviceran që thotë se ka opsionin për ta blerë 19-vjeçarin në fund.

Ai tashmë është prezantuar dhe ka nënshkruar kontratën, teksa tha se është shumë i lumtur që i është bashkuar një klubi si Baseli.

“Shumë i emocionuar, është ekip i ri, jetë e re për mua”, us hpreh fillimisht Zhgerova.

“I lumtur që do të jem pjesë e një klubi të madh, më i madhi në Zvicër. Kështu që për mua është diçka fantastike dhe do të jap më të mirën për ta ndihmuar sa më shumë klubin për të fituar ndeshje”.

“Çfarë të bëri të zgjedhësh Baselin, di diçka për këtë klub? E zgjodha sepse shumë lojtarë kanë të shkëlqyer kanë qenë këtu, kanë luajtur për këtë klub, kështu që është mundësi e mirë për mua që të luaj këtu “, shtoi ai.

Zhegorva kalon në kampionatin zviceranë për të gjetur më shumë mundësi për të luajtur, të cilat i kanë munguar në Belgjikë.

Në 27 ndeshje zyrtare për belgët, anësori kosovar, i cili mund të luajë në të dy krahët e sulmit, i ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar tri asiste.

Ai iu bashkua Genkut nga St. Truiden Res në vitin 2017 dhe tani do ta bartë fanellën e Baselit.

Gjatë këtij afati kalimtar është raportuar se për shërbimet e talentit kosovar kishin shprehur interesim edhe klube të mëdha si Barcelona, Milan dhe Lazio.