Dy futbollistë shqiptarë e kanë gjetur rrugën drejt golit në miqësoren mes Baselit e Puskas FC Academy.

Fjala është për të riun, Albian Ajeti, që refuzoi Kosovën e Shqipërinë për Zvicrën, si dhe mesfushorin e Shqipërisë, Liridon Latifi.

Albian Ajeti gjeti i pari golin në këtë miqësore para startit të pjesës së dytë të sezonit. Ai realizoi për 1-0 në minutën e 9’ të ndeshjes.

Në atë të 86’, Fabian Frei vulosi fitoren e Baselit duke shënuar për 2-0

Krejt çka arriti klubi mysafirë ishte goli i nderit, që e shënoi pra shqiptari, Liridon Latifi, në minutën e 89’, për rezultatin përfundimtar 2-1.

Ajeti e Latifi dhanë sinjale se janë gati për pjesën e dytë të sezonit në Zvicër, respektivisht Hungari.

https://twitter.com/FC_Basel_en/status/1085949973542420480?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1085949973542420480&ref_url=https%3A%2F%2Finsporti.com%2Fbasel-puskas-fc-shenojne-dy-shqiptare%2F