Bartomeu nuk fal asgjë, shokon Messin me kërkesën e tij

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, nuk do që të lejojë Messin të largohet nga skuadra katalanase. Ai duket i bindur dhe nëse kjo do të thotë se argjentinasi do të largohet falas.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë po mendon të largohet pa probleme nga Camp Nou. 33-vjeçari dëshiron një takim me drejtuesit e klubit për të gjetur mënyrën më të lehtë të largimit sipas asaj që shkruan Sinconcesiones.

Numri një i klubit nga krahu tjetër nuk ka ndërmend të pranojë diçka të tillë. Ai do t’i bëjë me dije palës së kapitenit se mund të largohet vetëm nëse do të paguajë klauzolën në kontratë, pra 700 milionë euro. Shifër e paimagjinueshme dhe askush nuk do të mundet ta paguajë.