Bartomeu nuk e përjashton transferimin e ndonjë mbrojtësi në mbrojtje

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka thënë se kampionët e La Ligas mund të bëjnë blerje në mbrojtje pas krizës në këtë repart si rrjedhojë e lëndimeve të Samuel Umtiti dhe Thomas Vermaelen.

Mbrojtësi belg Vermaelen do të jetë jashtë fushave për 6 javë ndërsa Umtiti pritet të mungojë deri në janar, duke e lënë trajnerin e katalanasve, Ernesto Valverde me vetëm Gerard Pique dhe Clement Lenglet si alternativa.

Toby Alderweireld i Tottenhamit dhe Matthijs de Ligt i Ajaxit kanë qarkulluar si opsione për përforcimin e mbrojtjes për 5 herë fituesit e Champions Leagues, gjersa Bartomeu e ka pranuar se në janar mund të ketë transferime.

“Lëndimet ndodhin gjithmonë në futboll dhe ne duhet të jemi të gatshëm të përballemi me këto situata. Umtiti dhe Vermaelen janë lënduar dhe tashmë jemi më ngushtë në këto pozita. Ne gjithmonë vëzhgojmë profile të ndryshme, por situatat e lëndimeve i japin mundësi edhe lojtarëve të ri të integrohen”, tha Bartomeu.

Pas pauzës së kombëtareve, Barcelona rikthehet të luajë këtë fundjavë teksa e pret në “Camp Nou” lideren e La Ligas, Sevillan.