Barella operohet me sukses në gju, rikthimi në fushë në vitin 2020

Nicolo Barella i është nënshtruar një operacioni në gju, pas dëmtimit të pësuar mbrëmjen e të shtunës në sfidën mes Torinos dhe Interit, të vlefshme për javën e 13-të të kampionatit italian.

Klubi zikaltër njoftoi se operacioni i mesfushorit shkoi me sukses dhe se brenda pak ditësh do të nisë faza e rikuperimit të tij, fillimisht me vrapime rreth fushës dhe pastaj lojë me topin.

Nicolo Barella pritet të mungojë përreth 4-5 javë, ndërsa Antonio Conte po bën planet me rikthimin e tij vetëm në fillim të muajit janar, duke qenë se kampionati në Itali ndërpritet para krishtlindjeve për dy javë.