Bardhyl Meta i reagon Jakup Krasniqit për Avdullah Hotin: Jakupi po i kthehet rrënjëve

Anëtari i LDK’së, Bardhyl Meta i ka reaguar kryetarit të këshillit kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqit lidhur me deklaratat që ky i fundit i dha për Shefin e Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hotin. Meta ka thënë se Krasniqi po iu kthehet rrënjëve, duke publikuar një fotografi të tij me Presidentin Hashim Thaçi.

Meta përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sipas Krasniqit vetëm Hashim Thaçi e Kadri Veseli e përfaqësojnë dinjitetshëm vendin, ndërsa “LDK është tradhtare”.

“Jakup Krasinqi, po i kthehet rrënjëve…?! Paska nisë shigjeta ndaj LDK dhe Avdullah Hotit – nga ai bunari mendësi tashmë bajate të paskuftës viteve 2000 kur LDK-së i drejtoheshin shigjetat, asikir dikur Ajatullah Khomeini ndaj Selman Ruzhdisë, tradhetarit te madh…!!!”, ka shkruar Meta.

Ndryshe, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi e ka kritikuar Avdullah Hotin e LDK-së. Kjo pas deklarimit të shefit të grupit parlamentar të LDK-së për vizitën e tij në SHBA.

Hoti ka thënë që në SHBA do të përfaqësojë opozitën dhe nuk është pjesë e delegacionit të Kadri Veselit.

Sipas Jakup Krasniqi, ky është shembull se si nuk përfaqësohet vendi.

“Shembull se si nuk përfaqësohet vendi. Kjo që po e thotë (me fodullizem) shefi I GP të LDK-së, thënë më se buti është: mos të dish çka përfaqëson brenda vendit e as jashtë tij. Ky lloj përfaqësimi siç po e kupton intelektuali i LDK-së, nuk i duhet askujt! As LDK-së”, ka thënë Krasniqi.

loading…