Barcelona vuan, por fiton ndaj Slavia Pragës

Barcelona e ka mposhtur me shumë vështirësi Slavia Pragën në kuadër të Ligës së Kampionëve me rezultat 1-2.

Pas vetëm tre minutash lojë, Blaugranasit kaluan në epërsi me golin e Lionel Messit që u asistua nga Athur Melo.

Pjesa e parë përfundoi me këtë epërsi minimale të skuadrës katalunase, derisa e dyta filloi më mirë për vendasit.

Slavia Praga i barazoi shifrat në 1-1 me golin e shënuar nga mbrojtësi Jan Boril në minutën e 50-të, nga asistimi i Lukas Masopust.

Por, epërsia e vendasve zgjati vetëm shtatë minuta, pasi Peter Olayinka e devijoi goditjen e Luis Suarezit për ta futur topin në rrjetën e tij.

Barcelona është liderë e Grupit F me shtatë pikë, të ndjekur nga Interi me katër, aq sa ka edhe Borussia Dortmundi, ndërsa Slavia Praga ka vetëm një.

loading…