Me paratë që vazhdojnë të rriten në futboll, Barcelona dhe Real Madridi prijnë në mesataren e pagave të shpenzuara për futbollistë gjatë një viti.

Barcelona ka vendosur rekord të ri lidhur me shpenzimin në paga duke u bërë klubi i parë në të gjitha sportet me një mesatare prej 10.45 milionë euro për futbollist gjatë një viti, sipas organizatës Global Sports Salary Survies.

Këtë sezon gjigandi katalanas do të paguajë futbollistët me një mesatare prej 200 mijë euro për javë ku nuk përfshihen bonuset, teksa në krahasim me edicionin e kaluar është rritur për qindja e pagesave për 33%.

Zgjatja e kontratës së Messit në vitin 2017, dhe transferimet e Coutinhos, Malcom, Arthur Melo dhe Arturo Vidal kanë ndikuar në rritjen e buxhetit të pagave.

Ndërkohë Real Madridi rradhitet në pozitën e dytë, me futbollistët e klubit “Los Blancos” që përfitojnë mesatarisht nga 8.1 milionë euro në vit.

Në gjashtë vendet e rradhës pozcionohen klube të NBA, me Oklahoma City Thunder dhe Golden State Warriors që ndodhen më lartë.

Në Premier Leauge lider është Manchester United që i paguan futbollistët mesatarisht me 6.1 milionë euro në vit.

PSG ka befasuar më së shumti në këtë listë duke u rradhitur në vendin e 18-të, gjersa ka humbur plot 12 vende nga viti i kaluar. Parisienët ndajnë 6.1 milionë euro për paga të futbollistëve.

Pas ardhjes së Cristiano Ronaldos te Juventusi, lideri i Serie A ka kapërcyer në vendin e 9-të nga i 32-ti, ku ndodheshin para një viti.

Studimi i fundit e vendosi Premier Leaguen si kampionatin që shpenzon më së shumti në pagat e futbollistëve, duke ndarë mesatarisht nga 2.99 milionë euro për futbollist.

Kampionatin anglez e ndjekin, La Liga me 2.2 dhe Serie A me 1.5 milionë euro.