Barcelona vazhdon me fitore, ndonëse në mungesë të Leo Messit

Barcelona ka shënuar fitoren e katërt rresht në La Liga. Skuadra e madhe ka mposhtur të dielën në udhëtim Elchen me shifrat 2:0.

Me golat e shënuar nga mesfushori Frenkie de Jong (39’) dhe Riqui Puig (89’), katalunasit arritën të dalin me pikë të plota nga kjo përballje.

Në këtë ndeshje mungoi kapiteni Lionel Messi, shkaku i suspendimit.

Pjesa e parë e ndeshjes u dominua nga Barcelona që shënoi edhe golin e parë. Në minutën e 39-të Frenkie de Jong realizoi nga afërsia për 1:0.

Edhe pjesa e dytë ishte e ngjashme. Vendasit tentuan të barazonin rezultatin me disa mundësi të krijuara por ishte portieri Ter Stegen që ua mohoi golin. Barcelona fitoren e vulosi në minutën e 89-të me Riqui Puig që shënoi me kokë për 2:0.

Ndeshja i takoi xhiros së 19-të të kampionatit spanjoll. Barça renditet e treta me 37 pikë.