Barcelona

Barcelona triumfon si mysafir i Sevillas për ta mbyllur sezonin me fitore

Barcelona e ka mbyllur sezonin 2023/24 në La Liga me fitore, duke triumfuar 2-1 në udhëtim te Sevilla.

Pas 15 minutash lojë, Robert Lewandowski kaloi katalunasit në epërsi me një asistim të Joao Cancelos.

Por, Sevilla i barazoi shifrat në 1-1 me golin e shënuar nga En Nesyri, që u asistua prej Soumares.

Me këto dy gola përfundoi pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë Barcelona siguroi fitoren.

Ishte Fermin Lopez, ai që ia riktheu epërsinë skuadrës katalunase, kur u asistua nga Ilkay Gundogan në minutën e 59-të.

Barcelona e mbyll këtë sezon në vendin e dytë me 85 pikë, dhjetë më pak se kampioni Real Madridi.