Pas disa javësh negociata, Barcelona mbyll marrëveshjen për një tjetër talent.

Do të jetë Ludovit Reis afrimi i radhës i katalanëve, që kanë zgjedhur holandezin e Groningenit si një goditje me perspektive për mesfushën e skuadrës.

Ai është vetëm 18-vjeç, por këtë sezon ka luajtur 29 ndeshje si titullar, duke impresionuar, çka solli edhe insistimin e Barcelonës për ta blerë lojtarin për 8 milionë euro.

Edhe pse një shifër e konsiderueshme, Reis sezonin tjetër do të luaj me të rinjtë e Barcelonës, ndërsa në verë ai do të jetë bashkë me yjet e skuadrës në fazën përgatitore për sezonin e ri.