Barcelona rikthehet te fitorja, vazhdon luftën për titull të kampionit

Barcelona është kthyer te fitorja në La Liga. Skuadra katalaunase ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Valencia me rezultatin 3:2.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e dominuar nga mysafirët por nuk arritën të konkretizonin shanset e krijuara.

Në 45 minutëshin e dytë u shënuan katër gola. Në minutën e 50-të vendasit arritën të kalonin në epërsi me golin e shënuar Gabriel Paulista për 1:0.

Fillimisht në minutën e 57-të Lionel Messi dështoi nga pika e bardh por nga topi i kthyer arriti të dërgoi topin në rrjet për 1:1.

Në minutën e 63-të Antoine Griezmann arriti të kaloi skuadrën e tij në epërsi prej 2:1.

Barcelona golin e tretë e realizoi në minutën e 69-të me Lionel Messin, që realizoi nga goditja e dënimit për 3:1.

Krejt çfarë arritën të bënin vendasit deri në fund ishin të ngushtonin rezultatin në 3:2 me golin e shënuar nga Carlos Soler për 3:2.

Barcelona me këtë fitore është në pozitën e tretë me 74 pikë sa ka edhe Real Madridi në vendin e dytë.

Lider është Atletico Madridi me 76 sosh