Barcelona refuzon një ofertë të majme për Raphinhan, kërkon 20 milionë më shumë

Raphinha pritet të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të verës, por vetëm për ofertën e duhur.

Sulmuesi brazilian ka shpërthyer në javët e fundit me fanellën e gjigantit katalunas pas një fillimi të vështirë.

Në 32 ndeshje zyrtare këtë edicion, braziliani ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë, derisa Barcelona ka refuzuar një ofertë të majme për të.

Gazeta katalunase Sport ka raportuar se një skuadër angleze ka ofruar 60 milionë euro për transferimin e brazilianit, ofertë që është refuzuar nga Barcelona.

Edhe pse nuk bëhet i ditur emri i klubit që ka bërë ofertën, Sport ka raportuar se Joan Laporta ka refuzuar 60 milionë e një skuadre angleze.

Presidenti i Barcelonës është i gatshëm ta shesë brazilianin, por për ta lënë të lirë sulmuesin anësorë dëshiron të fitoj 80 milionë euro.

Për 27 vjeçarin interesim kanë shfaqur klubet angleze si Chelsea, Arsenal, Newcastle United dhe Tottenham Hotspur, si dhe ai ka ofertë nga Al Hilal në Arabinë Saudite/Telegrafi/