El Clasico

Barcelona – Real Madrid, formacionet zyrtare të El Clasicos

Barcelona dhe Real Madridi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në La Liga.

Katalunasit janë nikoqir të kryeqytetasve në El Clasicon e parë të sezonit 2023/24, e cila pritet të zhvillohet në Estadio Olimpico me fillim nga ora 16:15.

Ekipi i Xavit vjen në këtë ndeshje pa asnjë humbje nga dhjetë ndeshjet e para dhe pas formës së lartë synon fitoren e radhës për të kaluar Reali në tabelë.

Në anën tjetër, ekipi i Carlo Ancelottit vjen nga një barazim pas tri fitoreve radhazi, por imperativ i vetëm nga ky udhëtim është rezultati pozitiv.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

BarcelonaTer Stegen;  Araujo, Christensen, Inigo Martinez, Balde; Canelo, Gundogan, Gavi; Fermin Lopez, Torres, Joao Felix; 

Real MadridArrizabalaga; Carvajal, Rudiger, Alaba, Mendy; Valverde, Tchouameni, Kroos; Bellingham; Rodrygo, Vinicius Jr;