Barcelona punësoi një kompani për ta dëmtuar imazhin e lojtarëve

Televizioni spanjoll Cadena Ser raporton se Barcelona e punësoi një kompani të rrjeteve sociale për ta përmirësuar imazhin e klubit dhe në të njëjtën kohë për ta dëmtuar individë si Lionel Messi, Gerard Pique, Carles Puyol, Xavi, Victor Font, Jaume Roures.

Kompania me të cilën Barcelona arriti marrëveshje, E3Ventures, e kishte për detyrë t’i promovonte disa drejtorë të caktuar të klubit, ndërsa t’ua prishë reputacionin disa individë që kishin marrëdhënie të caktuara me anëtarë të tjerë të bordit drejtues.

Marrëveshja mes Barcelonës dhe E3Ventures ishte nënshkruar para tre vjetëve për një shumë të ulët parash, pasi që një pagesë më të madhe do të duhej të ishte marrë edhe aprovimi i aksionarëve në klub.

Kompania raportohet se duhej të krijonte llogari të rreme nëpër rrjete sociale dhe pastaj të publikonte mesazhe për ta lavdëruar punën e drejtuesve të klubit, ndërsa t’i kritikonte veprimet e disa personave të afërt me me klubin.

Drejtuesit e Barcelonës e kanë pranuar se kanë pasur marrëveshje me kompaninë në fjalë, mirëpo e kanë mohuar se kompania ishte punësuar për të sulmuar individë të caktuar në rrjete sociale.

Disa nga mesazhet që pretendohet se janë publikuar në rrjete sociale nga E3Ventures:

25 nëntor 2017: “Përkundër tentimeve më të mira të Guardiolës, Messi është ende në Barcelonë”.

“Çfarë karakteri të zjarrtë ka Messi në shtëpi. Nëse dikush ia kritikon fëmijët në rrjete sociale, Antonella del në sulm si luan për t’i mbrojtur ata”.

21 nëntor 2019: “Paquito el Chocolatero dhe Y Viva Espana (të dyja këngët të lidhura me centralizmin spanjoll). Gerard Pique i ka punësuar Taburetet për të performuar në Davis Cup në Madrid. Ai u përkulet bota e biznesit politikës, natyrisht që jo”.

4 qershor 2018: “Victor Font (kandidat për president nga Barcelona) nënshkroi kontratë me djallin (Roures) për ta marrë drejtimin e Camp Nou”.

26 dhjetor 2019: “Katari është pa dyshim vendi islamik më mendje hapur në botë. Besohet se Pep Guardiola do të flasë mirë për shkak të pagës që po e merr”.