Champions League

Barcelona përmbysë PSG-në, Atletico Madrid më afër gjysmëfinales

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e sotme çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Barcelona ka arritur fitore të madhe në udhëtim ndaj PSG-së duke shënuar fitore me rezultat 2:3 dhe ky është një rezultat që  e afron më shumë te gjysmëfinalja edhe pse ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur.

Fitore ka marrë edhe Atletico Madrid që e ka mposhtur 2:1 Borussia Dortmundin dhe po shpreson që të ruaj këtë fitore edhe në ndeshjen kthyese që luhet pas një jave në Dortmund. /Ballkani.info