Barcelona përmbys disavantazhin, Coutinho shënon dy herë (VIDEO)

Barcelona ka përmbysur disavantazhin 2-0 të ndeshjes së parë të çerekfinales së Copa del Rey duke mposhtur Sevilla-n 6-1 në Camp Nou.

Pas kritikave të shumta, Philippe Coutinho ka folur në fushë, duke shënuar dy gola të rëndësishëm.

Të besuarit e Ernesto Valverde-s kanë zhvilluar një ndeshje të madhe dhe në fund janë shpërblyer me një fitore të merituar që i dërgon në gjysmëfinale.

Ishte Coutinho ai që zhbllokoi nga pika e bardhë e penalltisë për vendasit. Në krahun tjetër, Banega shpërdoron penalltinë e tij.

Për portierin Cillessen ishte e 20-ta e vërteta, pasi 19 penalltitë e tjera ai nuk kishte arritur t’i ndalte.

Pas pushimit ishin golat e Coutinho, Roberto dhe Suarez që vulosin triumfin.

Lionel Messi ka shënuar golin e gjashtë të takimit.