Barcelona përgatit ofertë të re për të bindur PSG-në të lejojë largimin e Neymarit

Barcelona vazhdon të insistojë për transferimin e Neymarit në “Camp Nou”.

Ylli brazilian është kthyer në dëshirë të madhe për Barcelonën, që dëshiron transferimin e tij dy vite pas largimit.

Sipas ESPN, Barcelona ka përgatitur 93 milionë euro për PSG-në, duke përfshirë në ofertë edhe shërbimet e Philippe Coutinhos dhe mesfushorit Ivan Rakitic, për t’i bindur francezët që të heqin dorë nga Neymar.

Neymar në vitin 2017 është larguar nga Barcelona, kur për 222 milionë euro iu bashkua PSG-së, për t’u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit.

loading…