Probleme në mbrotje për trajnerin e Barcelonës, Ernesto Valverde, i cili duhet të bëjë llogaritë pa Nelson Semedo në prapavijë.

Mbrojtësi u dëmtua në sfidën ndaj Celta Vigos, të cilën katalanasit e fituan me rezultatin 4-1.

Semedo u zëvendësua në minutën e 23-të, pas një dëmtimi në pulpën e këmbës së majtë. 25-vjeçari iu nënshtrua menjëherë vizitave mjekësore të cilat konfirmuan dëmtimin.

Sipas mjekëve koha e rikuperimit të futbollistit mendohet të jetë rreth 5 javë duke vënë në dyshim pjesëmarrjen e lojtarit në sfidën e 10 dhjetorit në Champions League ndaj Interit.

loading…