Barcelona është në kërkim të një sulmuesi që do të ishte në mbështetje të Messi dhe Suarez, teksa Griezmann mbetet objektivi kryesor i klubit katalanas.
Gjithsesi “Mundo Deportivo” ka bërë me dije se Barça po mendon të gjejë një zgjidhje të shpejtë dhe efikase nëse nuk arrijnë sërish tek sulmuesi i Atletico Madridit.
Prandaj, sipas gazetës spanjolle do të tentohet të arrihet Alexandre Lacazette i Arsenal.
Për të bindur “Gunners” që të lënë të lirë francezin, katalanasit do të ofrojë shërbimet e dy lojtarëve të tyre: Andre Gomes dhe Samuel Umtiti.
Vlera e Lacazette sipas Arsenalit është 60 milionë paund dhe me këta dy lojtarë tenton të bindë klubin anglez që të iu lërë sulmuesin e tyre, që këtë sezon ka shënuar 18 gola dhe ka dhënë 12 asist në të gjitha kompeticionet.







