Barcelona ka gjetur formulën për rikthimin e Neymar Juniorit në “Camp Nou”.
Sipas “Sport.es”, klubi katalan ofron Philipe Coutinhon plus 100 milionë euro që 27-vjeçari i PSG-së të luajë sërish në krah të Lionel Messit.
Një ofertë deri diku e pranueshme e që mund të konsiderohet e leverdisshme nga El Khelaifi, që ka shpenzuar plot 222 milionë euro për O’Ney dy vite më parë. Barcelona shpenzoi plot 150 milionë euro për Coutinhon, që e bleu vetëm 6 muaj pas largimit të Neymar, por mesfushori ka qenë ndër më të kontestuarit në radhët e “blaugranave” sezonin që lamë pas.
Duke qenë se Coutinho pëlqehet shumë nga drejtuesit e PSG-së dhe duke marrë në konsideratë faktin që Neymar e ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar nga Parisi, shkëmbimi mes tyre, plus 100 milionë euro në arkat e francezëve duket zgjidhje ideale për të dyja palët.







